Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Kuptimi i aksesueshmërisë web

Kuptimi i aksesueshmërisë web

Aksesueshmëria është një mori rregullash në të cilat mund të bazohemi për të krijuar mundësi të aksesit në informacion për të gjithë përdoruesit e teknologjisë, duke ofruar në të njëjtën kohë mjetet e teknologjisë asistive, e cila është ndërtuar specifikisht për inpidët me aftësi ose mundësi të kufizuara.

Këto rregulla bëjnë të mundur që nga leximi i një teksti të thjeshtë, e deri në plotësimin e formularëve të aplikimit që janë kompleks ose të përdorimit të internetit për të kryer blerje online.

Ka disa standarde që përdoren në Botë për të vlerësuar shkallën e aksesueshmërisë matet nëpërmjet guidave të publikuara e të njohura botërisht në ndërfaqen e konsorciumit w3c.org në tre nivele:

A – standardi minimal i aksesueshmërisë:Ndërfaqet mund të navigohen edhe nëpërmjet kombinimeve në tastierën kompjuterike, videot kanë shpjegime me titra dhe nuk ka nënkuptime ose shpjegime të tjera të cilat varen nga format, ngjyrat ose përmasat.

AA – aksesueshmëri e pranueshme. Nivel i cili duhet të aplikohet nga zhvilluesit e ndërfaqeve web:Ndryshimi i kontrastit duhet të jetë në një nivel më të lartë, imazhet duhet të jenë me shpjegim të tekstit alternativ për të verbërit, navigimi duhet të jetë i qartë dhe shkrimi duhet të jetë i ndarë me kryeradhë për të kuptuar çfarë ka në çdo seksion pasardhës.

AAA – niveli më i lartë i aksesueshmërisë:Kontrasti i ngjyrave duhet të jetë pothuasje bardh e zi, videot duhet të kenë shpjegim të gjuhës së shenjave, nuk duhet të jenë të ndërtuara pa një radhë të caktuar dhe kur paraqitet nevoja për të kuptuar më shumë rreth një konteksti të caktuar, ato duhet të përmbajnë shpjegime të fshehura që shfaqen vetëm për këtë qëllim.