Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Lexuesi i ekranit

Lexuesi i ekranit

Lexuesi i ekranit është programi softuer ndihmës që lejon përdoruesit e verbër të ueb-it të "lexojnë" përmbajtjen e një faqeje përmes një sintetizuesi zanor ose me ekran braille (brej).

Shumë njerëz të verbër përdorin lexuesin ekrani për të naviguar në faqet e internetit. Lexuesit e ekranit veprojnë si një ndërfaqe midis një përdoruesi dhe sistemeve operative dhe aplikacioneve të një kompjuteri.

Lexuesit e ekranit mund të lexojnë një shumëllojshmëri të gjerë kombinimesh tekstesh, duke përfshirë fjalë të vetme, rreshta të vetëm ose pjesë të plota teksti. Ato mund të përdoren gjithashtu për të shqiptuar fjalë, për të gjetur një fjalë specifike ose grup fjalësh në një ndërfaqe ose për të përcaktuar vendodhjen e kursorit.

Sfidat për përdoruesit e lexuesit të ekranitNëse faqja web nuk është ndërtuar si duhet, informacioni për personat me vështiësi në shikim ose janë të verbër nuk është i aksesueshëm.

Shembulli më i zakonshëm i përmbajtjes së tekstit që paraqet problematikë për përdoruesit e lexuesve të ekranit janë imazhet pa tekst alternativ. Nëse nuk ka tekst alternativ të lidhur me imazhin, atëherë lexues i ekranit ose do ta kapërcejë atë ose të përpiqet të lexojë emrin e skedarit* të imazhit.

(Një skedar është grumbull informacioni që mund të jetë tekst, ilustrim ose komanda kompjuteri që mund të ruhen ose të ndryshohen si një njësi e vetme)

Një shembull tjetër i problemeve që hasin shpesh përdoruesit e lexuesve të ekranit janë elementët e koduar gabimisht që japin një veprim nëpërmjet JavaScript, por nuk janë të fokusueshëm në tastierë. Nëse një element nuk është i fokusueshëm në tastierë, vetëm njerëzit që mund të përdorin krusorin mund të arrijnë dhe të ndërveprojnë me atë element.

Nëse përmbajtja e faqes së internetit nuk është e aksesueshme nga një lexues i ekranit, një përdorues i verbër mund të humbasë informacionin kryesor ose të mos jetë në gjendje të ndërveprojë plotësisht me faqen e internetit.Mënyra më e mirë për të siguruar që përmbajtja e faqes së internetit të jetë e aksesueshme për lexuesit e ekranit është të kryen testime me testuesit për përdorueshmërinë nga të verbërit. Ata do të kenë përvojë në përdorimin e lexuesve të ekranit dhe do të jenë në gjendje t'ju tregojnë nëse përmbajtja e ndërfaqes është e aksesueshme ose nëse keni nevojë të bëhen rregullime.