Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Modelet e aksesueshmërisë të platformave të edukimit online

Modelet e aksesueshmërisë të platformave të edukimit online

Platformat e edukimit janë shumë të ngjashme me platformat e ofrimit të shërbimeve nga institucionet e pushtetit vendor, ose të tjera që sigurojnë aplikimin për shërbim mjekësor nëpërmjet plotësimit të formularëve në internet.

Për këtë arsye janë hulumtuar disa prej platformave më të pasura me informacion dhe në të njëjtën kohë plotësisht të lexueshme me teknologjinë asistive.

Ndërfaqet web të universiteteve nuk janë marrë në konsideratë në këtë hulumtim pasi nuk plotësojnë nivelin AA të aksesueshmërisë shpjeguar më sipër.

  1. ObjectiveEd

https://www.objectiveed.com

Platforma që aksesohet në linkun e mësipërm është njëra prej modeleve më të sofistikuara e cila gjatë përmirësimit në vitet e fundit ka sfiduar edhe kushtet e distancimit prej pandemisë Covid19.

Kjo ndërfaqe është ideuar duke patur në mend jo vetëm një vizitor me vishtirësi shikimi në materialet e tyre të postuara në web, por një skuadër të mirëfilltë edukatorësh me aftësi të kufizuar në shikim.

Në këtë platformë mund të aksesohen funksione të tilla:

Llogari për mësues me qëllimin menaxhimin e klasave të nxënësve me vështirësi shikimi.

Llogari për nxënës me shikim të pjesshëm ose plotësisht të verbër, të cilët do të përdorin teknologjisë asistive për të lexuar materialet online.

Funksione për mësuesit dhe nxënësit dtë cilët do të ndërveprojnë në kohë reale nga dy vendndodhje të ndryshme kudo në botë, të cilët nëpërmjet internetit do të organizojnë klasa online, sipas nevojës dhe përspektivës së mësimin online për të verbërit.

Funksione të kontrollit të pajisjeve për mësimin e kodit Braille, e cila është ndoshta metoda më e vështirë kur një nxënës të verbër nuk e ke pranë, pasi lipset të përdoret të prekurit për të mësuar kodin Braille.

Funksione të menaxhimit të këtoj portali nga drejtuesit e institucioneve të edukimit special, për të mentoruar dhe këshilluar mësuesit përgjatë mësimdhënies dhe nxënisit përgjatë procesit të mësimnxënies sipas kësaj teknike inovative dhe mjaft efikase.

  1. Bookshare 

https://www.bookshare.org/cms

Modeli i radhës është njëra prej librarive më të mëdha të krijuara ndonjëherë për lexuesit me aftësi të kufizuara në shikim, për të gjithë individët me vështirësi, çrregullime, paaftësi ose diferenca në të nxënit, si disleksia apo çrregullimet e vëmendjes me ose pa hiper-aktivitet.

Për këtë ndërfaqe nuk ka nevojë të thuhet shumë, pasi ajo mund të kuptohet nga kushdo që e viziton këtë platformë, me ose pa aftësi të kufizuar në shikim.