Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Modelet e aksesueshmërisë web të organizatave të PAK në shikim

Modelet e aksesueshmërisë web të organizatave të PAK në shikim

Pothuajse të gjithë organizatat që kanë në fokus integrimin e komunitetit të njerëzve me vështirësi shikimi, plotësisht të verbër ose me shikim të pjesshëm, respektojnë kriteret e aksesueshmërisë duke mbajtur nivelin AAA të standardeve. Zhvilluesit e ndërfaqeve web të këtyre organizatave kryesisht përdorin servera në sistemin operativ Windows Server, dhe gjuhë programimi dotnet.

Më poshtë janë disa prej organizatave të cilat jo vetëm kanë standarde të larta por janë pjesë e hartimit të gudave të njohura dhe pranuara botërisht për nivelin e aksesueshmërisë.

Royal National Institute for the Blinds

https://www.rnib.org.uk

Instituti Kombëtar Mbretëror për të Verbërit në Britaninë e Madhe ka aplikuar të gjitha rregullat duke përmbushur kërkesat për altertext në figura, imazhe të ndryshme dhe tabelat e publikuara në materialet online.

Diferenca e ngjyrave, zmadhimi i tekstit dhe kontrasti pothuajse bardh e zi përmbush kërkesat për lexim të thjeshtë nga përdoruesit me shikim të pjesshëm.

Gjuha e thjeshtë e përdorur, çdo seksion i veçantë është etiketuar me një heading të ri.

Në faqe gjendet edhe një link ku mund të dërgohen sugjerime përsa i përket përmirësimit të shërbimeve të ofruara nga ndërfaqja e kësaj organizate.

Në njoftimet e tyre deklarohet se RNIB për vite me radhë ka bashkëpunuar me pushtetin vendor, bankat, universitete dhe institute të tjera për të mundësuar kodimin me audio, Braille, zmadhim të tekstit për këto shërbime.

American Foundation for the Blinds

https://www.afb.org

Ky fondacion ka ndërtuar një ndërfaqe web të ngjashme me strukturën e kërkuar nga niveli AAA i aksesueshmërisë publikuar në guidat w3c.org.

Gjithçka në ndërfaqen e tyre është e kualifikuar për lexim të saktë nga programet me sintezë vokale, nga programet me zmadhim të tekstit për njerëzit me vështirësi shikimi dhe nga lexuesit me vështirësi në të nxënit, me çrregulime të perceptimit ose vështirësi të tjera të vëmendjes me ose pa hiperaktivitet. Gjithashtu, një kategori e veçantë e vështirësive në të nxënit si kategoria e njerëzve të verbër nga ngjyrat, gjen lexim të përshtatshëm pasi niveli i kontrastit pothuajse deri bardh e zi, është i pranishëm në ndërfaqen e këtij fondacioni.

National Federation for the Blinds

https://nfb.org

Federata kombëtare për të verbërit në SHBA, është modeli tjetër i trajtuar në këtë raport përsa i përket aksesueshmërisë në ndërfaqet web të cilat plotësojnë kriteret për lexim dhe navigim të pavarur prej komunitetit të njerëzve me vështirësi të shikimit.

Ndërfaqja është e ndërtuar sipas standartit AAA e deklaruar edhe në seksionin “Aksesueshmëria” në fund të faqes.

I gjithë informacioni është i ndërtuar me Heading 1, Heading 2, Heading 3 dhe Heading 4, për të evidentuar dhe për tu pozicionuar në seksionin e duhur nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së programeve me sintezë vokale. Në tënjëjtën kohë kombinimet Insert F5 për të renditur në rend alfabetik çdo formField që gjendet në ndërfaqe, Insert F6 për të renditur në rend alfabetik çdo Heading që gjendet në ndërfaqe, dhe Insert F7 për të organizuar çdo link në rend alfabetik, edhe pasi në disa raste mund të jenë me qindra të tillë, funksionojnë në nivelin më të lartë të saktësisë, duke e bërë këtë faqe interneti plotësisht të aksesueshme nga të gjitha kategoritë e përduruesve me vështirësi në shikim.

American printing House for the Blinds

https://www.aph.org

Në linkun e mësipërm është një tjetër model i ndërfaqeve më të aksesueshme për individët me vështirësi në shikim.

Në ndryshim nga ndërfaqet e mëparshme të vlerësuara, kjo organizatë ka ndërtuar një burim informacioni në internet tipikisht për materialet të cilat jo vetëm kërkohet të jenë të aksesueshme për publikim online, por edhe të lexueshme në formatin e printuar në letër, duke konsideruar të gjitha nevojat për të lexuar materialet e printuara sipas kodit Braille, sipas kërkesave për zmadhim të tekstit dhe kritereve për printim me diferencë ngjyrash.

Gama e materialeve që publikohen në këtë web janë të larmishme duke marrë në konsideratë faktin se kjo organizatë boton për të gjithë njerëzit me vështirësi shikimi në SHBA, organizatat që kanë në fokus integrimin e tyre, institucione të shëndetit publik, institucione të edukimit special, universitete apo çdo entitet tjetër që ka në fokus aksesueshmërinë.

Në këto kushte, kur jemi duke vlerësuar një ndërfaqe interneti në të cilën do të mbështeten ndoshta me qindra mijëra qytetarë, me ose pa aftësi të kufizuar të drejtë për drejtë, kemi të bëjmë me një burim të jashtëzakonshëm informacioni dhe ndërtuesit e politikave që kanë të bëjnë me materialin e publikuar në këtë web, kanë përllogaritur çdo nevojë të mundshme për aksesueshmëri, duke theksuar edhe një herë se aksesi në informacion është një e drejtë e njeriut.

Prandaj, në këtë raport ësht menduar të renditet edhe kjo ndërfaqe për shkak të rëndësisë që ka në sasinë dhe cilësinë e materialit që postohet në të.

European Blind Union

https://www.euroblind.org

Bashkimi Evropian i të verbërve ka ndërtuar një faqe në të cilën mund të marrim në konsideratë disa gabime kur bëhet fjalë për të ndërtuar një burim të tillë informacioni.

Kjo ndërfaqe web është përfshirë në këtë raport për shkak të kompleksitetit të saj.

Në ndërtimin e faqes janë respektuar standardet për aksesueshmëri por në të njëjtën kohë materiali vlerësohet të jetë publikuar në një rend jo shumë të përshtatshëm, ose të paktën jo në të njëjtin nivel përshtatshmërie sikundër gjendet në ndërfaqet e tjera të hulumtuara për qëllim të këtij raportimi.

Materiali më shumë i është dedikuar personave me vështirësi në shikim sesa gjithë komunitetit mbarë, duke përfshirë edhe nevojat e lexuesve me sintezë vokale.

Në ndërfaqe janë në total 11 headings dhe në kalimin e tyre njëri pas tjetrit nuk kuptohet se cila është radha e materialeve dhe cili është qëllimi i kësaj ndërfaqeje interneti.

Për të kuptuar duhet të lexosh të gjithë materialin e postuar në këtë web nga fillimi deri në fund.

World Blind union

https://worldblindunion.org

Në këtë seksion të këtij raporti do të vijnë informacione për ndërfaqen e internetit të Bashkimit Botëror të të Verbërve WBU - UBV. Ndërsa në gjuhën shqipe fjala “të verbër” ka marrë një konotacion jo fort pozitiv, ende në botë mungesa e shikimit ose vështirësitë në shikim nuk përbëjnë një çështje nga e cila mund të prodhohet ose krijohet paragjykim dhe për më tepër diskriminim.

Që në fillim të informacionit të publikuar në faqen e tyre WBU – UBV, deklaron të qenit organizata botërore e cila përfaqëson përafërsisht 253 milion njerëz të verbër ose me shikim të pjesshëm. Anëtërët janë vetë organizatat e dhe për të verbërit nga 190 shtete si edhe organizata të cilat punojnë  në fushën e dëmtimit apo vështirësisë me shikimin. Në këtë ndërfaqe web vijnë të gjitha informacionet për organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të fokusuara në shërbimet për të verbërit dhe në çështjet që ndikojnë cilësinë e jetës së tyre. Unioni Botëror i të Verbërve WBU – UBV është struktura themeluese e Aleancës ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar,në të cilën ndahen vlerat e aftësissë ndryshe dhe promovohen të drejtat e këtij komuniteti.

Ndërfaqja web e Bashkimit është e ndërtuar fare thjeshtë pasi në të hidhen kryesisht informacione që kanë të bëjnë me politikat botërore për komunitetin e individëve të verbër ose me shikim të pjesshëm dhe postohen linke të cilat të çojnë në informacione të rëndësishme për organizata të tjera kombëtare ose ndërkombëtare.

Përveç kategorizimit nëpërmjet llogjikës së nënndarjeve me heading dhe stileve të ndryshme të shkrimit, fontit dhe ngjyrave të gjitha ligjet ose materiale të tjera të akteve ligjore, apo politikave botërore të ndryshme, konventave ose çështjeve të tjera me të njëjtën rëndësi, materialet në këtë web kuptohet që publikohen në disa gjuhë.

Ky është rasti për të konsideruar këtë model sidomos kur nevojitet të ndërtohen faqe me disa gjuhë brenda tyre.

The DAISY Consortium

https://daisy.org

Në këtë ndërfaqe të veçantë dhe të ndryshme nga tipologjitë e renditura më sipër të ndërfaqeve web për komunitetin e njerëzve me vështirësi shikimi, sapo hapet programi jaws screen reader që po përdoret për këtë raportim lexon “5 regions, 20 headings & 49 links”!

Ndërsa kjo është një teknikë shumë e thjeshtë e programit Jaws screen reader, teknikë e cila përdoret për leximin e çdo ndërfaqeje tjetër interneti këtu mund të veçohet shumëllojshmëria e informacionit e parapërgatitur për tu kuptuar me lehtësi nga cilido vizitor i ndërfaqes me aftësi të kufizuar, pavarësisht aftësisë së kufizuar.

Në çdo link do të hapet e njëjta strukturë me informacion shtesë të përgatitur sërish me një strukturë të këndshme për tu mbajtur mend. Vlen për tu theksuar se kur lexohet nëpërmjet teknologjisë asistive me sintezë vokale, struktura e gjithë materialit duhet krijuar në perspektivën e dikujt që nuk mund ta shohë këtë strukturë dhe do ti duhet ta memorizojë. Në të kundërt koha për të hulumtuar gjithë materialin do të dyfishohet apo trefishohet në varësi të sasisë së informacionit të novojshëm për atë lexues që përdor këtë teknologji.

Modeli i kësaj ndërfaqeje web ka rëndësi parësore për të analizuar sesi informacione të shumta në disa kategori mund të jenë të thjeshtuara për tu perceptuar nga kushdo, materiale të tilla të lidhura me përpunimin e tekstit. Duke marrë në konsideratë faktin se DAISY është akronim i Digital Audio Input System, nivelit më të lartë të përgatitjes së librave për të verbërit, nuk është e papritur që edhekjo ndërfaqe do të ishte shembull për cilësinë dhe thjeshtësinë.