Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Modelet e teknologjisë asistive “text to speech”

Modelet e teknologjisë asistive “text to speech”

Kur flasim për zbatim të një niveli të lartë të aksesueshmërisë, nënkuptojmë zbatimin e të gjitha kritereve për aksesin e përshtatshëm në web për kategorinë e njerëzve me vështirësi në shikim, për të cilët duhen ndjekur disa rregulla shtesë që nuk janë të nevojshme për njerezit e tjere.

Më teknikisht, teknologjia që duhet zbatuar konsiston në tre nënkategori të aksesueshmërisë:

ndërfaqja e internetit që përmban materialin e publikuar online,

lloji i programit i cili do të përdoret për të naviguar ose shfletuar informacionin në web,

tipologjia e programit (screen reader) lexues me sintezë vokale që do të lexojë materialin e shfletuar nga programet për navigim/ shfletim si google chrome, Firefox, Internet Explorer, Microsoft Edge në Microsoft Windows, apo Safari në sistemin operativ MacOS.

Vlen të theksohet fakti se disa prej programeve të nivigimit si Opera janë totalisht të palexueshëm nëpërmjet programeve të leximit për njerëzit që nuk shikojnë, dhe ndërsa njëri prej programeve më të përdorur të navigimit si Google Chrome është shumë i aksesueshëm në sistemin Windows, i njëjti program në sistemin MacOS është pjesërisht i lexueshëm me programin Voice over për të verbërit, pjesë e platformës Apple.

Prandaj fillimisht duhen renditur ato teknologji asistive “text to speech” të cilat përmbushin kriteret dhe standardet e sipër cituara.

https://www.nuance.com/index.html 

Nuance është një prej prodhuesve më të mëdhej të teknologjisë asistive të sintezave vokale të cilat lexojnë sipas standardeve të kërkuara të aksesueshmërisë në web.

Në moton e saj Nuance tregon modelin e një aplikimi kompjuterik të ideuar për të ndihmuar të tjerët, dhe në historitë e tyre të suksesit drejtuesit e kësaj kompanie dhe ideatorët e ndërfaqes web në të njëjtën kohë, kanë publikuar implementimin e sintezave të tyre vokale në institucione të shëndetit publik, të edukimit, të bashkive dhe institucioneve të tjera të pushtetit vendor, në disa vende të botës.

Programet në fjalë ofrojnë modelet më të mira të aksesueshmërisë për Jaws screen reader ose NVDA për të verbërit dhe Dragon Natural Speaking për individët tetraplegjikë, që përdorin teknologjinë “speech to text” pra të folurit për të kontrolluar kompjuterin.

https://www.acapela-group.com 

Acapella Group është gjithashtu një sipërmarrje me ndikim të madh në vendosjen e standardeve për aksesueshmërinë dhe për aplikimin e gjithë kritereve të saj kudo tjetër ku publikohet informacion në web. Duke implementuar sistemet e tyre në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme të botës, zhvilluesit e këtij modeli të teknologjisë asistive ofrojnë një ambient i cili mund të konsiderohet ndër më të përshtatshmit për të kuptuar dhe mësuar rreth gjithëpërfshirjes përsa i përket të drejtës për të lexuar i pavarur çdo material të shfaqur në rrjet.

Me selinë kryesore në Suedi, Acapella group ofron modelin e implementimit të informacionit për të gjithë duke bashkëpunuar me institucione të edukimit, të pushtetit vendor, të botimeve, të shërbimeve publike dhe sidomos institucione të cilat kërkojnë në të njëjtën kohë zbatimin e aksesueshmërisë deri në nivelet AAA, duke siguruar ndërveprimin e pavarur në web të njerëzve që nuk shikojnë dhe atyre para ose tetraplegjikë.

https://www.amazon.jobs/en/landing_pages/gdansk-amazon-development-center 

linku më sipër është derivat i ndërfaqes www.ivona.com.

Ivona është themeluar në Poloni dhe ka ofruar prej zanafillës modelet dhe zërat më të kuptueshëm për përdoruesit e teknologjisë me sintezë vokale, duke dhënë mundësi gjithashtu për zbatimin e nivelit AAA të aksesueshmërisë. Suksesi i kësaj sipërmarrjeje me fokus aksesueshmërinë, gjithëpërfshirjen dhe aplikimin e aksesit të informacionit në web në mënyrë të pavarur, është garantuar rishtaz pasi kjo kompani është blerë nga gjigandi Amazon, platformë e cila radhitet ndër 10 më të mirat në botë.

Freedom scientific

Kompania që prodhon programin Jaws screen reader, programi më efektiv për leximin e kompjuterit në mënyrë të pavarur, duke përfshirë burimet e internetit.