Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Bursat e studimit

Bursat e studimit

Nxënësit e verbër që vazhdojnë shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, përfitojnë dyfishin e pagesës për shkak të verbërisë, kurse studentët e shkollave të larta dhe ata që janë përfshirë në studimet pasuniversitare, si dhe kanë mbrojtur gradën doktor i shkencave, përfitojnë trefishin e pagesës për shkak të verbërisë.

Këto pagesa bëhen vetëm kur vazhdimi i shkollës ose i kursit vërtetohet nga titullarët e shkollave të mesme apo të larta dhe jo më shumë se një vit nga cikli normal i studimit.

Të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme, të lartë, studimet pasuniversitare, për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë duhet të paraqesë pranë njësisë Administrative apo Lagjes ku janë banor dokumentet si më poshtë:

Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili të përmbajë emrin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, vitin shkollor, nëse është cikël normal me korrespondencë apo i përsëritur.

Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi për çdo 3 muaj, ndërsa për të verbrit që vazhdojnë shkollën me korrespondencë të paraqitet vërtetim që ka shlyer detyrimet para çdo sezoni.

Kopjen e noterizuar të dëftesës së shkollës së mesme të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.

Për përfitimin e uljes së tarifës në programet e ciklit të dytë të studimeve për reduktimin në masën 50 % të kësaj vlere qytetarët duhet të paraqesin pranë njësisë Administrative apo Lagjes ku banojnë dokumentet si më poshtë:

  • Fotokopje të noterizuar të KMPV-së.
  • Vërtetim nga njësia e qeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/ paaftësisë që merr studenti.
  • Vërtetim nga shoqata e të verbërve.
  • Fotokopje e noterizuar e librezës së verbërisë.
  • Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit.
  • Vërtetim studenti

Për përfitimin e bursës së studimit brenda vendit këto qyterë duhet të paraqesin pranë njësisë Administrative apo Lagjes ku rezulton të jetë banor dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim nga nxënësi, studenti ose prindi.
  • Certifikatë e përbërjes familjare të nxënësit apo studentit
  • Vërtetim nga njësia administrative ku është i regjistruar si banor.
  • Vërtetim si nxënës/student i vitit të parë i shkollës së mesme/të lartë.
  • Vërtetim që nuk është ngelës.
  • Vërtetim nga konvikti për nxënësin/studentin që jeton në konvikt
  • Fotokopje e noterizuar e statusit të verbërit
  • Vërtetim për nxënësit në shkolla profesionale që janë nga komunitet rom apo egjiptian
  • Deklaratë ekonomike familjare (neto)

Dokumentacion shoqërues që që vërteton të ardhurat e trungut familjar përfshin:

Vërtetimin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat (neto) për kryefamiljarin apo personat e tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune.

Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për anëtarët e familjes të vetëpunësuar.

Në rast se nuk janë në marrëdhënie pune, vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike. Vërtetimi duhet të kenë numrin e kartelës së personit.

Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

Vërtetim nga Dega e Sigurimeve Shoqërore në rast se prindërit janë në pension, duke përcaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vërtetimi të ketë dhe numrin e kartelës së personit.

Vërtetim nga Zyra e Tatimeve, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes nëse kanë apo jo veprimtari private.

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për zotërim prone, e cila përdoret me qëllime përfitimi financiar, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes

Vërtetim nga shkolla për fëmijët e tjerë të familjes, të cilët janë në shkollë

Vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarë të familjes që janë ushtarë, jashtë shtetit.