Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Kredia pa interes

Kredia pa interes

Aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi bëhet pranë Njësisë Administrative/Lagjes apo Bashkisë ku qytetari rezulton të jetë banor sipas regjistrit të gjendjes civile duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vijon:

Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk  ka regjistrim në gjendjen civile;

Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

Vërtetim nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes ku vërtetohet se nuk kanë banesë, ose kanë një të tillë nën normat e strehimit; si edhe vërtetimin nga ky institucion për secilin nga anëtarët madhorë të familjës që nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore; 

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;

Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

Akt-verifikim nga njësia vendore për:

banesat në rrezik shembjeje;

rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;

banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.

Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

Certifikatë familjare.

Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;

Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;

Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;


Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;

Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane; 

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; 

Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;

Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

 Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve nga Drejtoria Rajonale Tatimore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar. Për ato aplikime në të cilat njëri prej anëtarëve madhorë është me raport (leje lindje), për të vërtetuar të ardhurat mbi të cilat kryhen përllogaritjet, do të merret në konsideratë periudha përpara barrëlindjes, duke respektuar afatin e depozitimit të dokumenteve. Përjashtimisht, aplikantët që punojnë në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duhet të dorëzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e tyre.

Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

vi. Vërtetim nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figurojnë ose jo të regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë

Ndër të tjera për të vërtetuar situata të caktuar është e nevojshme përpos listës së mësipërme  të paraqiten edhe dokumenta si më poshtë vijon:

Vërtetimin nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës. Përjashtimisht vërtetimi nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfitohet sipas vendimit të gjykatë nuk është i detyrueshëm, në rastet kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe maksimale të përfituesve potencialë.

Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.

Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistruar si persona  punëkërkues të papunë; 

Vërtetimi për individët në moshë madhore të cilët ndjekin studimet.

Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore nëse kanë detyrime të papaguara, për personat e vetëpunësuar.

Vërtetim mbi bazën e vlerësuar / Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)”.

Ndërkohë familjeve të cilat janë celebruar me shtetas të huaj ose individë të cilët kanë vendlindjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do tu kërkohet vetëm dokumentacioni i siguruar nga Institucionet e Republikës së Shqipërisë.