Kalo tek përmbajtja faqes Kalo tek menuja kryesore Kalo në fund të faqes

Pagesa e verbërisë

Pagesa e verbërisë

Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm të shikimit, të lindur ose të fituar të cilët plotësojnë kriteret ligjore përfitojnë pagesën e verbërisë.

Aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi bëhet pranë Njësisë Administrative/Lagjes apo Bashkisë ku qytetari rezulton të jetë banor sipas regjistrit të gjendjes civile duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vijon:

  • Fletë-drejtimi për KEMP
  • Fletë-dalje spitali
  • Çertifikatë familjare
  • Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec
  • Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjike
  • 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verbërisë

Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumente:

  • Çertifikatë familjare
  • Fotokopje e kartës së identitetit (nëse kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit duhet të jetë e noterizuar
  • Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesie
  • Deklaratë noteriale që kujdestari është dakord ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakord që ky person të jetë kujdestari i tij
  • Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizë përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm

Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre.

Mbas aplikimit nga qytetari, administratori social bën komisionimin dhe rikomisionimin e tyre dhe dosja dërgohet me shkrese përcjellëse nga titullari i Bashkisë në Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Verbërisë.

Aplikuesit, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për ankim në gjykatë.